Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është denoncuar në polici, këtë herë në Fier.

Sipas njoftimit të policisë një grua ka përfunduar në spital për shkak të goditjeve nga bashkëshorti. 

Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar 38-vjeçari me iniciale S. M., 38-vjeç, banues në Levan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.