Kryeministri Edi Rama pret sot në një vizitë zyrtare homologun e tij të Holandës, Mark Rute.

Takimi i tyre mbahet pasi Rutte po zhvillon një tur takimesh, teksa një ditë më parë u takua me kryeministrin grek Mitsotakis për të diskutuar lidhur me krizën e emigrantëve.

Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.