Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim zyrtar kreun e qeverisë holandeze, Mark Rutte, ku gjatë bisedës nuk kanë munguar edhe batutat nga ana e kreut të qeverisë shqiptare.

Rama u shpreh se iu deshën që Rutte të fitonte 4 palë zgjedhje qe te vizitonte Shqiperine. Kreu i qeverisë vleresoi marrëdhënit mes dy vendeve, ndërsa e falenderoi homologun e tij për angazhimin personal për të zgjidhur çështjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonise se Veriut.

“Të gjitha vizitat e miqve dhe të partnerëve tanë në Tiranë janë momente të veçanta, por pa ekzagjerim, do thosha që ky është një moment shumë i veçantë që kemi sot në Tiranë, më në fund, që një kohë të gjatë që unë pat nderin të jem i pranishëm në zyrën e tij në Hagë, ku u mikëprita si të isha në shtëpinë time. Sot kryeministri Rutte është në Tiranë, iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi se përveç se është sot në Tiranë ndodh në një moment pozitiv në marrëdhëniet tona mes Shqipërisë dhe Holandës. Siç e dini, Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare“,- tha Rama.