Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës që po mban me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte është pyetur për situatën në të cilën ndodhet rajoni, duke përmendur tensionet në Bosnje e Hercegovinë.
Rama tha se nuk beson se do të ketë konflikte, por që është situatë e rrezikshme.
“Unë besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të konsiderohen si potencialisht faktor me kapacitet destabilizues e kanë kuptuar që kjo nuk sjell asgjë të mirë as për ata.
Lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi përjetuar direkt. Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti por këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozisht”, tha Rama.





