Në qelinë e burgut të Klement Çalës, një prej protagonistëve të grabitjes së miliona eurove në Rinas është gjetur gjatë kontrolleve një aparat celular.
Ndërkohë ndaj Çalës është marrë masa me 3 muaj izolim.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Klement Çalën me 25 vite burg më 14 nentor 2017, si një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit.





