Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka shkaktuar të qeshura në mbledhjen e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetit.
Teksa iu kërkua nga anëtarët demokrat të komisionit që t’u përgjigjej pyetjeve, ajo deklaroi se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në terren.
Duke vazhduar renditjen e shumë qyteteve ku kishte kaluar, anëtarët i kërkuan që të mos humbasë kohë, ndërsa ajo këmbënguli se ende nuk kishte mbaruar.
“Unë pjesën më të madhe të kohës jam në terren duke takuar të rinj. Qëkur jam bërë ministre kam qenë në Shkodër, Lezhë, Kavajë, Kurbin, Korçë, Durrës, Cërrik, Vorë, Elbasan, Belsh, Gramsh, Kamëz, Universiteti i Durrësit dhe Universiteti Bujqësor dhe ndërkohë deri në fund të vitit unë do të shkoj në Peqin, Krujë, Mallakastër, Skrapar, Berat, Fier, Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Gjirokastër…Nuk kam mbaruar akoma”, tha ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Buzhaqi.





