Enkelejd Alibeaj:
Bashkitë nuk kthejnë përgjigje, SPAK-u, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 11 inspektoriate. Agjencia e Prokurimit Publik, Këshilli Kombëtar i Territorit, Ministrisë. Asnjëra nuk mund të kthejë përgjigje. DAP, KESH, OSHEE, Posta Shqiptare.
Për të ruajtur dinjitetin e Kuvendit dhe Komisionit Hetimor, unë jam i detyruar të ribëj një njoftim për secilin prej institucioneve, e bashkë me të për ti paralajmëruar për kallëzim penal për shpërdorim detyre secilin nga drejtuesit e institucioneve, nga i pari te i fundit. Mbi 80 institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Duket se po ravijëzohet skenari i pengimit të veprimtarisë së këtij Komisioni.
Po i bëj një thirrje të pari të vendit Edi Rama, për sa kohë që ka në varësi ministrat dhe agjencitë e tjera, dhe 60 bashki, që të urdhërojë politikisht vartësit e vet partiak që të mos krijohet asnjë skenar paralel.





