Enkelejd Alibeaj, kryetari i Komisionit Hetmor për zgjedhjet e 25 prillit është shfaqur me maskë anti-Covid dhe me hundën e fashuar mbedhjen e sotme.
Që në nisje së mbledhjes, Alibeaj kërkoi ndjesë për deputetët e tjerë të Opozitës, pasi tha se ata kishin ngecur në trafik.
Ai u bëri thirrje kolegëve që ishin prezent në komision që të merrnin masat për të mbrojtur veten nga Covid-19, duke shpjeguar kështu motivin e maskës, ndërsa për fashon, nuk tha asgjë.
“Unë ju kërkoj ndjesë që do ta zhvilloj mbledhjen duke përdorur maskën.
Kushdo që na sheh e na dëgjon të marrë masat për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19 dhe pse jo, vaksinohuni të gjithë, ruani veten dhe bëhuni shembull për ata që ju rrethojnë.
Deputetët që nuk janë të pranishëm mund të jenë bllokuar në trafik dhe do t’i bashkohen sa më shpejt mbledhjes së Komisionit Hetimor,”- tha Alibeaj.





