Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti ‘Citroen’ me drejtues shtetasin Emirjan Doko, 30 vjeç me mjetin që drejtohej nga Luan Cenollari. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit “Citroen”, Emirjan Doko ka qenë i alkoolizuar dhe ka qarkulluar me shpejtësi duke kaluar rrugën me semafor të kuq.

Nga kontrolli i mjetit të tij është gjetur një armë zjarri tip pushkë.