Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje të shkurtër nga selia përpara gazetarëve, i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë më kohën e demokratëve.
Me arsyen se Berisha nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se është duke ndihmuar Edi Ramën.
“Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe enrgjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje. Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëe, duke përfshirë dhe aksione politike. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në.“





