Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer janë përballur me kërcënime nga një person i cili i dërgon mesazhe vazhdimisht.

Çifti e kanë dërguar çështjen në gjykatë pasi Basak ka marrë një mesazh ku shkruhej:

 “Burri jot do të vdesë, nuk ka më shpresë”.

Personi është ndaluar dhe dënuar me 2 vite e 9 muaj burg, por përsëri mesazhet kërcënuese kanë vazhduar, prandaj Kivanç dhe Basak janë detyruar t’i drejtohen sërish gjykatës.

Megjithatë gjykata refuzoi të shqyrtonte çështjen pasi nuk është vërtetuar ende që mesazhet janë dërguar nga i njëjti person.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të kësaj situate, Kivanç dhe Basak po jetojnë me frikë.