Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, në një dalje për mediat jashtë selisë blu, ka folur për firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

Noka tha se firmat e delegatëve nuk do i dorëzojnë as tek kryetari i PD as tek Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Gjithashtu shtoi se Lulzim Basha po paguhet nga qeveria e Rama, për shuarjen e opozitës.

Peng kryetarit i kanë mësuar një gjë që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh, nuk ka qytetar që nuk e di se kush është pengu dhe i ka shërbyer Ramës prej 8 vitesh, kush i dogji  të gjitha kauzat e opozitës dhe për çfarë arsyesh. Të gjitha këto tregojnë se qeveria nuk ka 19 ministra por 20, atë të shuarjes së opozitës që quhet Luzlim Basha dhe se paguhet nga qeveria e Ramës, Në këtë panik ai sulmon për t’u mbrojtur, demokratët shprehën vullnetin e tyre për mbledhjen e Kuvendit. Sot janë mbledhur edhe 150 të tjera dhe do të vijojnë ende dhe shifrat do e kalojnë 5 mijë firma, është vullnet absolut i demokratëve. Paniku që ka zënë peng kryeartin duket tek histeria se si flasin dhe sulmojnë, asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve”,-tha Noka.