Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku në qendër është një grua shqiptare.
Shqiptarja, nënë e një fëmije 13-vjeçar ka sulmuar me armë zjarri ish-partnerin e saj, i cili është edhe babai i fëmijës së saj.
“Protethema” shkruan se burri fillimisht u konsiderua i vdekur por gjendet në gjendje kritike për jetën. Sulmi ndaj burrit, grek ndodhi në kohën kur ai po merrte nga shkolla djalin e tyre, i cili pa me sytë e tij të gjithë skemën e krimit.
Shqiptarja dhe burri grek mësohet të kenë pasur një lidhje jashtëmartesore mes tyre, nga ku lindi djalin 13-vjeçar.
Pas lidhjes, burri i mori fëmijën shqiptares dhe e rriti atë me gruan e ligjshme, me origjinë angleze.
Shkak për krimin e rëndë besohet të jenë konfliktet pasi greku, me profesion mjek, nuk e lejonte gruan shqiptare të takonte djalin e saj.





