Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Greqi, Chalandri, ku një grua shqiptare qëlloi me dy plumba mjekun e njohur grek.

Shqiptarja Klodiana Celo Pavlidou qëlloi para shkollës së vajzës së saj mbi mjekun okulist George Neos, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.

Mes agresores dhe mjekut grek, ka pasur një lidhje intime, jashtëmartesore, nga e cila kishte lindur një vajzë, e cila sot është molla e sherrit mes tyre.

E mitura 13 vjeçe, e cila banon me babain dhe gruan e tij të ligjshme, nuk takonte dot nënën e saj biologjike për shkak të konflikteve mes tyre.

Sipas mediave greke, ky është edhe shkaku i krimit të rëndë të ndodhur para syve të fëmijës 13 vjeç.

Tashmë në prangat e policisë greke, Klodiana Celo 3 ditë më parë ka shkruar në Facebook rreth problemit të saj ligjor për vajzën e saj me mjekun e njohur grek, George Neos, të cilin ajo e quan përdhuneus.

Postimi në Facebook:

GREKË… Ata prej jush që ndihen ende njerëz, më ndihmoni të shpëtoj fëmijën tim të mitur. Në vendin tim mund të jetë çdo nënë greke dhe Melina mund të ishte çdo fëmijë grek. Prokurorja e gjykatës së të miturve të Athinës (që ndoshta ose është e korruptuar ose e çmendur) bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur, sepse sa herë i bëja thirrje KËTU DHE 5 VJET ajo më jep një përgjigje “të çmendur” duke më thënë “Nuk është përgjegjësia ime mbrojtja e të miturve, por e gjykatave”.

Kur i kujtova nenin 1532 të Kodit Civil mbi përgjegjësinë e saj të veçantë ligjore për të mbrojtur jetën e fëmijëve tanë të mitur në raste të tilla, ajo më kërkoi të largohesha nga zyra. Më pas i kërkova të largohej, sepse përçmon veten dhe pozicionin që SHTETI I KA BESUAR. 

Kemi prokurorë të tillë kriminalë për mbrojtjen e fëmijëve tanë! Fëmija im nga atëherë e deri më sot ka mbetur në mesin e kriminelëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Me pëlqimin e Prokurorit për të Mitur, fëmija im jashtëmartesor qëndron larg meje pa asnjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij.