Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Elbasan ku realizoi një tryezë arsimi me përfaqësues të tjerë të partisë për çështjen e arsimit dhe programin elektoral.
Pas përfundimit të takimit, Kryemadhit i është afruar një grup policësh duke i kujtuar se po shkel masat anti-Covid me mosmbajtjen e maskave dhe grumbullimin e më shumë se 10 personave.
Kryetarja e LSI-së i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se kontatojnë shkelje. Por jo vetëm kaq, ajo i ftoi me ironi që fillimisht të merren me luftimin e bandave dhe të kriminelëve.
“Merruni me bandat mos u bëni ushtar të Taulant Ballës”, i është drejtuar Kryemadhi, policëve. Pas një debati të shkurtër, policët janë tërhequr.





