3 makina u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë.

Nga aksidenti u lënduan dy persona, Ramazan Xeka dhe Blerina Kacorri, të cilët u transportuan drejt spitalit të Traumës.

Fillimisht është përplasur mjeti tip “Mercedes” me targë AA 699 AR me “Pasatt-in” me targë AA 008 DB, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip “Renault” me targa AA 285 PX, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak 

Me datë 11.10.2021, në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K. Një familjar i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është askidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.