Një ditë më parë Princesha Eugenie është bërë nënë e një djali. Lajmi është bërë publik nga vetë princesha dhe mediat britanike. Princesha ka lindur në orën 8.55 të mëngjesit, në spitalin Portland. Lartësia e saj dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.
Djali peshonte 3.7 kg. Mësohet gjithashtu se i pranishëm në lindjen e të birit ka qenë edhe bashkëshorti i Princeshës, Jack Brooksbank. E gjithë Familja Mbretërore ka mësuar lajmin dhe kanë dërguar urimet pranë Princeshës. Ky është fëmija i parë i Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank.





