Një 18-vjeçare është arrestaur nga policia në Tiranë, pasi gjatë një kontrolli të zhvilluar ndaj saj, i është gjetur një sasi narotike e tipit “canabis” dhe një lëndë narkotike e llojit “MDMA” (ekstazi).
“Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar shtetasen A. Q., 18 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit MDMA.“,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





