Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Greqi në Chalandri, ku një shqiptare qëlloi me armë disa herë ish-partnerin e saj grek, me të cilin kishte dhe një vajzë 12 vjeçe.

Klaudia Celo kishte shkuar pranë shtëpisë së ish-burrit dhe kur ai kishte dalë nga makina e ka qëlluar 4 herë më armë në bark, në sy të vajzës së vogël.

Në lidhje me ngjarjen, shqiptarja tha se ishte ish-partneri grek që kishte nxjerrë armën dhe pretendon se ia mori nga duart dhe e qëlloi.

Dëshmia e saj është hedhur poshtë nga vajza 12-vjeçare, e cila tha se mami kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar mbi babain e saj, mjek okulist.

Për mediat greke sot foli edhe bashkëshortja e mjekut. Bashkëshortja e mjekut 68-vjeçar foli për ngacmime të vazhdueshme nga 49-vjeçarja, edhe pse familja kishte marrë masa paraprake ndaj saj.

Mjeku është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.