Një shqiptar që përdhunoi një grua të re teksa ajo ishte e dehur dhe në gjumë në një shtëpi në Leeds është dënuar me tetë vjet burg në Britani të Madhe.

Juria përpara se të merrte vendimin dëgjoi se si 28-vjeçari shqiptar kishte vënë në shënjestër viktimën e pambrojtur teksa kjo ishte duke fjetur.

I pandehuri hyri në dhomën e viktimës, hoqi rrobat dhe u fut në shtrat me të. Vajza u zgjua kur infermieri shqiptar po kryente sulmin seksual ndaj saj. Edhe pse ajo iu lut Çelës të ndalonte, ky i fundit vijoi abuzimin.

Gjatë seancës gjyqësore 28-vjeçari e mohoi përdhunimin dhe u shpreh se ata kryen marrëdhënie seksuale me konsensus.