Policia e Korçës ka arrestuar 44-vjeçarin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas policisë shtetasi me iniciale V.Dh, ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.“,- thotë policia.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.