Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar në Romë homologun e saj Roberto Speranza.

Pëmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu bën me dije se është firmosur marrëveshja 5-vjeçare e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.

Ministrja tha gjithashtu se i kishte kërkuar ministrit italian që të rivlerësojnë vendimin për kufizimet që i janë bërë udhëtarëve shqiptarë për të udhëtuar drejt Italisë.

I kam kërkuar ministrit për të rivlerësuar vendimin në bazë të situatës epidemiologjike për udhëtimin e shqiptarëve drejt Italisë. Do vlerësohet ku vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi si e vetmja armë për të kufizuar përhapjen e Covid-19”,-tha ndër të tjera Manastirliu.