Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një mesazh drejtuar shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë.

“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha.