Kush është Erigers Mihasi?

Mihasi, mosha e të cilit nuk dihet, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se ai ka një lidhje të ngushtë miqësie me shtetasin Ervis Martinaj, po aq i njohur për policinë e Shtetit.

3 vite më parë, Mihasi është shoqëruar nga policia për ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.

Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Astir, Tiranë.

Një makinë tip “Audi” është qëlluar me breshëri duke i marrë jetën dy pasagjerëve brenda mjetit.