Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në vitin 2016 për një vrasje është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.

Defrim Iseberi është dënuar me 8 vite burg për një vrasje që ka bërë në 1997 në qytetin e Kukësit.

“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thotë policia.