Është ekstraduar drejt SHBA-së shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Yolanda Harris, pasi akuzohet për përfshirje në një organizatë përmes aktiviteteve shantazhuese.

Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-i pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve  Amerikanë. Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën , me qëllim  ekstradimi për në SHBA.

“Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d)”, thotë policia.

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet  Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.