Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Bëhet me dije se një kamion me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe A.L., 30 vjeç, banues në Divjakë, të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.