Partia Demokratike ka denoncuar se arsimtarët në Belsh janë pa rroga.
Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka akuzuar qeverinë se propagandon me buxhetin ndërkohë që arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve maj, qershor, shtator e tetor.
Ajo tregon një video të drejtorit ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj.
Sipas saj pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.
Denoncimi i plotë:
Ironia vazhdon ende!
➡️ Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramëndëse por ndërkohë faktet flasin .
➡️ Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP 📍Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor.
➡️ Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 ⬇️ nga drejtori i ZVA 📍Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj. https://youtu.be/GXdJsZL1lYU
📍 Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.





