Janë publikuar pamjet filmike të momentit pas atentatit me dy viktima të ndodhur mbrëmë në Tiranë, në zonën e Astirit.
Vetëm pak momente pas atentatit, kur në vendngjarje nuk kishte arritur as policia, është një qytetar që afrohet te xhami i makinës dhe pasi shikon se brenda saj të dy personat janë të vdekur, vë duart në kokë dhe shan me zë të lartë.
Mesa duket, djali ka qenë i njohur i ndonjërit prej viktimave, ndërkohë që një person tjetër mundohet ta qetësojë dhe ta largojë.





