Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë kandidatët që fituan në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në mesazhin e saj, Nikolla uron të zgjedhurit e rinj për sukses në ushtrimin e detyrave të tyre.
“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë, u uroj të gjithë të zgjedhurve, kryetarë të komunave dhe këshilltarë të këshillave komunalë, suksese në përmbushjen me sukses të detyrave të tyre, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve! Jam e bindur se të gjithë të zgjedhurit do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të shërbimeve ndaj tyre.”, shkruan Nikolla.





