Strukturat e Partisë Socialiste Durrës vijojnë me takimet, në të cilat fokus kryesor është analiza e zgjedhjeve të 25 prillit.
Këtë fillim-jave kryetari i Partisë z. Luan Zaza, kryetarja e Bashkisë znj. Emiriana Sako dhe sekretari organizativ z. Elio Jani janë takuar me koordinatorët dhe kryetarët e organizatave të lagjes nr.17 të qytetit bregdetar dhe të ish-Kënetës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Partia Socialiste Durrës nënvizon se partia “ka ruajtuar elektoratin e saj tradicional të votave në këtë zonë, edhe pse në një pjesë të saj ruajtja e rezultatit të mëparshëm ishte e vështirë”.
Postimi i plotë:
🌹Vazhdojnë takimet bashkë me kryetarin e Partisë z. Luan Zaza, kryetaren e Bashkisë znj. Emiriana Sako, sekretarin organizativ z. Elio Jani koordinatorët dhe kryetarët e organizatave të lagjes 17 dhe ish- kenetës mbi analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 🌹
Partia Socialiste ka ruajtuar elektoratin e saj tradicional të votave në këtë zonë edhe pse në një pjesë të saj ruajtja e rezultatit të mëparshëm ishte e vështirë.
Partia Socialiste asnjeherë sdo të ndalet për ti bërë punët sic duhet, sot më mirë se dje, e nesër me mirë se sot.
#nukkakoheperpushim
#ps3 🌹