Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia të Greqisë.
Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një autoçisternë karburanti duke u shkaterruar dhe kthyer në një grusht hekurishtesh.
Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
I gjallë nga makina e copëtuar është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias shkruajnë mediat greke.
Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit që janë vërtet të rënda, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.






