Nga Shefqet Kërcelli
Lamtumire zonja Ana Lluka Tola {Teodori}!
Sot u percoll per ne banesen e fundit, ne moshen 71 vjecare, zonja Ana Tole, nene dhe ushtarake shembullore.
Ana Teodori, mbas perfundimit te shkolles se mesme, veshi uniformen e studentes ushtarake, duke u bere nje nga oficeret e para ne sherbim te atdheut Mbasi perfundoi me sukses shkollen e larte te oficerave, ne gusht te v. 1970, Ana filloi pune si shefe laboratori ne Flotiljen Detare te Kepit te Palit.
Qe ne fillim si oficere e re u dallua per korektesi, disipline dhe mardhenie korrekte me shoket e koleget.
Ajo krijoi respekt te vecante tek detaret e flotiljes, ku sherbeu per shume vite, ne vijim dhe ne Bazen Detare Ushtarake, BUD-I, ne detyra te ndryshme, si shefe nderlidhje, shefe sekretarie, etj. deri ne vitin 1988.
Ketu Ana u njoh dhe me bashkeshortin e saj Zotin Nikolla Tola, ish Drejtues I BUD-it Durres.
Me vone ushtarakja e perkushtuar Ana Tole sherbeu tek shkolla e mesme industriale si instruktore, me pas shefe personeli ne Regjimentin AKA, dhe para se te dilte ne reserve, juriste ne ishDivizionin e Shijakut, v. 1996.
Me nje karriere te spikatur si ushtarake, majore Ana u shqua per devotshmerine e perkushtimin ne kryerjen e cdo detyre te ngarkuar, duke ja lehtesuar punen dhe bashkeshortit te saj po ushtarak.
Gjitashtu me nivelin e saj kulturor, perpjekjet e vazhdueshme per ngritjen tekniko-profesionale, urtesine dhe kembenguljen ne zbatimin e detyrave, Ana fitoi respektin e cdo kolektivi ushtarak dhe civil ku sherbeu.
Dhe mbasi doli ushtarake ne rezerve, Ana nuk e nderpreu punen dhe veprimtarine e saj, tashme si juriste ne jeten civile.
Bashke me Nikollen, i cili u nda nga jeta dy vite me pare, ata rriten, aresimuan dhe edukuan dy femije shembullore, Lorenen dhe Dorianin, te cilet kane te drejte te krenohen me prinderit e tyre.
Ne kete hidherim te familjes Tola bashkohen dhe te gjithe miqte, shoket, koleget qe kane punuar bashke me te ndjeren Ana dhe bashkeshortin e saj Nikolla.
Lamtumire Majore{R} Ana Tola!
U prehsh ne paqe!