Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj pasi ka zhvilluara aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve.

Gjoba është në masën 825 mijë lekëve, për 3 shkelje, atë të rregullave për aktivitetet e ndaluara, mosraportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Ky vendim ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ në drejtim të Veliajt, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjobat e KQZ ndaj Veliajt:

  • 750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara
  • 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve
  • 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara