Klodian Çalamani, 38 vjeç, është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi vendin pasditen e kësaj të mërkure.
“FaxNews” ka mësuar se kjo nuk është hera e parë që ky person rrëmben fëmijë, pasi dhe më herët është denoncuar rasti i rrëmbimit të një vajze prej tij, por fatmirësisht në atë kohë nuk pati pasoja fatale.





