Klodian Çalamani është 38-vjeçari i cili ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë.
Ai është ndaluar edhe më herët pasi ka marrë peng një të mitur.
ReportTv raporton se Klodian Çalamani në 2012 është autor i një tjetër pengmarrjeje.
Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Greçalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare.
Bashkë me shokun e tij, e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, gjoksin duke ia prere me biçak.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.
Lexo edhe:
Vogëlushi i ndjerë u rrëmbye, u vra dhe u mbulua me baltë në Fier, reagon Policia e Shtetit





