Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar se Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shpall konkurs me vlerë 18 milionë e gjysmë për një logo interneti.
Sipas tij, kjo logo mund të gjendet në internet për 10 dollarë ndërsa e quan vjedhje ashiqare. Këlliçi shkruan në Facebook se kjo është një çikërrimë krahasuar me “konkurset” që gatuan qeveria Rama.
POSTIMI I PLOTË
18,5 milionë për një logo interneti!
Rama thotë shpesh se jemi vend i varfër. Sa herë i lind nevoja të justifikohet për premtimet e pambajtura. “Durim, prisni, nuk kam shkop magjik”. Ky refren 8 vjet!
Për një logo që mund të gjendet në internet për 10 dollarë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shpall konkurs me vlerë 1,845,000 lekë të reja. Rrumbullak 18 milionë e gjysmë! Vjedhje ashiqare!
Kjo është një çikërrimë krahasuar me “konkurset” që gatuan qeveria Rama, por për t’ju treguar se vjedhja është në çdo ingranazh të shtetit tonë.
Këto para janë taksat tuaja. Këto para ju përkasin juve! Më 25 prill kemi mundësinë të reagojmë të gjithë kundër vjedhjes që na bëhet.
Ku gjenden paratë për të bërë realitet programin e PD? Ja ku janë.
Duke ndalur abuzime të tilla që vjedhin të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë.
Më 25 prill Rama humbet, shqiptarët fitojnë!
18,5 milionë për një logo interneti! Rama thotë shpesh se jemi vend i varfër. Sa herë i lind nevoja të justifikohet…
Posted by Belind Këlliçi on Tuesday, February 9, 2021





