Një sherr banal i shoqëruar me konfrontim fizik ka ndodhur në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Kryeinfermieri dhe një mjek i spitalit të Traumës janë konfliktuar në ambientet e brendshme të spitalit.

Burime bëjnë me dije se kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me iniciale O.K është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped J.R. 

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë.

Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike. Ndërkohë, ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në koridor ka shmangur pasojat e mëtejshme. 

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.