Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, miku i tij Igli Cara ka rikthyer në kujtesë një moment bisede mes tyre.
Ndërsa ka kujtuar mikun e tij në këtë 8-vjetor, Cara njëkohësisht ka shënjestruar edhe situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike.
Ish-kreu i PD Durrës duket se ka rezervat e tij ndaj lidershipit të Bashës, gjë që në fakt është kuptuar edhe nga dalja e tij krah Berishës me pjesëmarrjen në “Foltore”.
Ndërsa ka kujtuar periudhën pas zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në vitin 2013, kur Olldashi humbi përballë Bashës, Cara risjell në vëmendje fjalën e mikut të tij: “Do të vijë një ditë dhe do të shohim…!”
Sipas Carës “profecia u bë realitet”!