Në Argjentinë po flasin shumë edhe për raportin mes Wanda Nara dhe Maxi Lopez (ish-burri). Ish-sulmuesi, tashmë në “pension”, doli në krah të ish-bashkëshortes së tij gjatë periudhës së krizës me Icardin. Pas tetë vitesh konflikt, të dy, më në fund, gjetën një marrëveshje, edhe në planin ekonomik.

Por, nëse dini gjithçka për marrëdhënien mes Wandës dhe sulmuesit të PSG-së, fillimet e marrëdhënies së saj me Max Lopez mbeten të mbuluara me mister. “Maxi donte ta takonte Wandën, kështu që i kërkoi një shoku të përbashkët që ta prezantonte me të, – zbuloi Estefanía Berardi, komentatore e programit televiziv “Mañanísima”. – Takimi i tyre i parë ndodhi në varkën e një miku…

Atë ditë u takuan, u morën vesh, nisën menjëherë muhabetin. Dhe po atë natë përfunduan bashkë, – shtoi Berardi. – Max u marros pas Wandës, tha se kishte një gjë specifike, që e kishte çmendur fare. Ai kishte ikur kaq larg nga dashuria, sa përfundoi duke u martuar me të”.

Ndërkohë, ka kaluar më shumë se një muaj nga historia tashmë e famshme në Instagram, që shkaktoi skandalin dhe tronditjen mes çiftit VIP. Wanda Nara më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen. Showgirl-i argjentinas do t’i zbulojë të gjitha të vërtetat ekskluzivisht për gazetaren e “Telefe”, Susana Giménez.

Në një intervistë ekskluzive, të cilën në Argjentinë e kanë cilësuar si “ngjarja e vitit”, agjentja e Mauro Icardit do të sqarojë përfundimisht krizën që ka prekur martesën e saj me kampionin e PSG. Susana Giménez do t’i bashkohet shoqes së saj, Wanda, në Francë, ku edhe do ta intervistojë.

Sipas zërave të fundit që vijnë nga Argjentina, duket se të dyja do të shkojnë për të vizituar edhe hotelin parizien, ku Icardi kishte kaluar natën në shoqërinë e China Suarez. Intervista me Wanda Narën do të transmetohet në kanalin argjentinas “Telefe” të martën, më 23 nëntor, në 13:00 sipas orës tonë lokale.