Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur duke vjedhur në biznesin që i kishte punësuar si roje.
Mësohet se janë vënë në pranga Redjan Xhafa, 39-vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Argestino Nushi, 25-vjeç, banues në Zharrëz, Patos, të dy punonjës SHPSF.
Këta shtetas kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
-Specialistët për Hetimin e Krmit Ekonomik e Finaciar në DVP Fier ndaluan për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasit Redjan Xhafa, 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Argestino Nushi, 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.





