Një 20-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, në kryeqytet.
Mësohet se e reja me iniciale I.K. ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte dhe menjëherë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 21.11.2021, rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetësja I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.





