Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.
Fillimisht viktima është pikasur nga kalimtarët në zonën e Kombinatit, dhe më pas është njoftuar edhe policia.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.
Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





