Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Brindisi paraditen e së dielës. I riu u rrëzua nga maja e Monumento di Marinaio, një simbol për qytetin italian dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Tragjedia ndodhi rreth orës 11:30.
Policia po mundohet që të hedhë dritë në lidhje me këtë ngjarje tragjike.
Mediat italiane bëjnë me dije se deri më tani janë të paqarta shkaqet e vdekjes dhe dinamika se çfarë ndodhi. Po ashtu nuk dihet nëse i riu ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.






