Ndeshja mes Lejkërsave dhe Detroit Pistons ka prodhuar një sherr masiv që ka përfunduar me gjakosjen e njërit prej yjeve te Detroit.

Shkak u bë një goditje e yllit Lebron Xhejms kundrejt kundërshtarit Stjuart. 

Ky i fundit humbi toruan duke mësyrë drejt yllit të Lejkërsave për t’u hakmarrë aty për aty.

Në sherr u përfshinë dhe shokët e skuadrës të dy protagonistëve duke shkaktuar një kaos që çoi ndërprerjen e ndeshjes për 6 minuta. 

Në fund, Lejkërasat triumfuan me rezultatin 121-116 duke mos u privuar nga incidenti i ndodhur në fushë.