Kati i parë i një pallati është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Te Katrori”, në Tiranë.

Raportohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 23.11.2021, rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.