Ka dhënë dorëheqjen Edison Jonuzi, drejtori i burimeve njerëzore në bashkinë Durrës.
“DurrësLajm” mëson se Jonuzi ka dhënë dorëheqjen ndërsa e mbante këtë post që prej shkurtit të këtij viti.
Ai u shpall fitues i konkursit të datës 4 shkurt, zhvilluar nga bashkia e Durrësit, ku përballë kishte kandidatin tjetër Fatbardh Gjergji.
Jonuzi, me profesion avokat, ka punuar më parë si përgjegjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare.
Ai e mori këtë post 10 muaj më parë, në një kohë kur prej më shumë se 6 muajsh, kjo drejtori e rëndësishme në bashkinë Durrës drejtohej nga një person i komanduar dhe jo i përzgjedhur me konkurs.
Posti i drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore mbeti vakant pas dorëheqjes së ish-drejtuesit Patriot Beqaraj.
Dorëheqja e Jonuzit nga posti i rëndësishëm vjen vetëm pak ditë pasi një zyrtar i lartë në bashki u shkarkua nga detyra.
Nënkryetari Arbër Braho u lirua nga detyra më datë 9 nëntor.