Mbreti i Durrёsit në shekullin e 14-të ishte Robert Anzhuja. Si mjet për të shtrirë kontrollin deri në Greqi, ai pa martesën e vajzës së tij, Helenës, me princin e Moresё. Pavarёsisht se ajo ishte kundër kësaj lidhje, u detyrua tё nisej drejt burrit tё ardhshёm.

Një stuhi e fuqishme e detyroi anijen të ankorohej nё Durrёs pёr disa ditё dhe kthehu përgjithmonë fatin e Helenës. Bajli i Durrёsit, Andrea Topia, ra në dashuri me shikim të parë me të dhe ajo vendosi tё qёndronte me Andrean, deri sa vdekja t’i ndante.

Pёrpjekjet e Mbretit Robert pёr ta bindur Helenёn tё kthehej nё Napoli qenё tё kota, aq sa ai u hakmarr ndaj çiftit duke i ndarë ata vetëm përmes vrasjes së të dyve. Megjithatë dashuria e çiftit solli në jetë një djalë, Karl Topia, që më vonë do të bëhej fisnik dhe sundues i një pjese të madhe të Arbërisë.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar nga Amfora.al.