Kosovë – Të shtëna me armë janë dëgjuar në Gllogjan të Decanit në qytetin e Pejës. Mësohet se një person ka gjuajtur në drejtim të një autobusi dhe për pasojë ka vdekur shoferi i autobusit dhe një nxënëse. Po ashtu të plagosur janë edhe dy persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për Express se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”, tha Nikqi.





