Stoli i Paris SG-së është kthyer në një problem të brendshëm te Paris SG-ja.
Nga njëra anë, njerëz të ngushtë pranë familjes mbretërore që zotëron klubi kanë bërë me dije se Zinedin Zidan do të jetë tekniku i ardhshëm i PSGsë.
Nga ana tjetër, drejtori i ekipit Leonardo ka nënvizuar se ai dhe Zidan nuk kanë pasur asnjë takim mes tyre dhe se trajneri aktual, Mauricio Poçetino nuk ka kërkuar largimin nga klubi.
E premtja ka sjellë zhvillime interesante në Paris, teksa ekipi përgatitet për takimin e fundjavës në kampionat kundër Sent Etienit.
Kalifah Bin Hamad Al-Thani, kushëriri i presidentit të Paris SG-së, Naser Al-Kelaifi nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka konfirmuar se klubi francez ka nënshkruar me trajnerin Zinedin Zidan.
Madje, ai ka shtuar se prezantimi i Zizusë në stolin e Parisit pritet të vijë shumë shpejt.“Mirë se vjen Zizu”, ka shkruar Al Trhani në profilin e tij në “Twitter” dhe kaq ka mjaftuar që postimi ka marrë dhenë.
Fjala e Al-Thanit shihet si vendimtare në Francë, pasi ishte po ky, i cili më parë zyrtarizoi dhe marrëveshjen e PSGsë me Mesin në verë.
Edhe asokohe u mor me shaka, por zyrtarizimi i Parisit me Mesin u konfirmua vetëm pak orë më pas nga vetë klubi francez.
REAGIMI NGA LEONARDO – Por, ndërsa Al-Thani ka konfirmuar firmën me Zidanin, nga klubi i PSG-së kanë ardhur të tjera lajme. Ka qenë drejtori sportiv Leonardo, i cili ka mohuar gjithçka.
Madje, ai ka mohuar dhe të ketë pasur një takim me Zizunë.
“Kam respekt të madh, por nuk e kam parë dhe as jam takuar me Zidanin.Nuk duam që Poçetino të largohet dhe ai nuk e ka kërkuar këtë”, sqaroi braziliani për agjencinë “AFP”.
Tekniku argjentinas është dëshira e parë e drejtuesve të Mançester Junajtidit për t’i ofruar pankinën e “Djajve” në fund të këtij sezoni.





